Italia përgatitet për bashkëjetesën me virusin: Po vizitave tek të afërmit, rindizet prodhimi

Italia përgatitet për bashkëjetesën me virusin: Po vizitave

"Fillon Faza 2 dhe tani duhet të jetojmë me virusin ". Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp teksa prezantoi dekretin e ri që hyn në fuqi prej 4 majit

"Sjellja e përgjegjshme e secilit prej nesh do të jetë themelore: nuk duhet të afrohemi kurrë, distanca e sigurisë duhet të jetë së paku një metër" tha ai.

Conte kujtoi  se çështja është "të  mbajmë distancën shoqërore ose të rrisim kurbën".

"Nëse e doni Italinë, mbajeni distancën" apeloi ai.

Conte shtoi se ë bashku me të gjithë ekipin e ministrave janë të angazhuar për rimëkëmbjen, për të ndryshuar gjithçka që është e gabuar.


Mekanizmi i kontrollit të kurbës

Rajoni e provinca do të komunikojnë çdo ditë situatën e kurbës së infektimit. Në çdo 3 ditë  një ekip ekspertësh i Ministrisë së Shëndetësisë do të analizojë ecurinë e territorit e do të marrë masa për hapje ose mbyllje.

50 cent çmimi për maskat kirurgjikale

Ai tha se çmimet e maskave do të fiksohen dhe kontrollohen.

"Në një dekret të ardhshëm ne duam të eliminojmë TVSH dhe maskat duhet të kushtojnë 0.5 euro".

Rinovimin automatik të bonusit 600 euro

"Ndërhyrjet po studiohen në kompani. Italia nuk do të rindizet nëse biznesi nuk rindizet. Për ata që e kanë marrë tashmë bonusin 600 euro, ne po eksperimentojmë me mundësinë e një rinovimi automatik. Në dekretin tjetër do të ketë më shumë ndihma për kompanitë, qëllimi nuk është subvencione por më shumë punësime".

Nga 4 maji lejohen ceremonitë e varrimit

Nga 4 maji do të lejohen funeralet por me një maksimum prej 15 personash me maska dhe distanca. Jo meshave ne Kishë.

Aktivitete fizike me distancë

"Ne garantojmë qasje në vendet publike siç janë parqet, në diskrecionin e administratave lokale. Aktiviteti fizik do të jetë i mundur me një distancë prej 2 metrash për aktivitete konkurruese dhe 1 metër për ato të thjeshtë.  Dritë jeshile për trajnimet duke mbajtur distancën".

Nga 4 maji hapen industritë prodhuese dhe restorantet me Delivery

Conte njoftoi se do të hapen industritë prodhuese duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë si dhe restorantet të cilat do të funksionojnë me porosi online, pra do të dërgojnë ushqim në shtëpi.

Tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji, baret, parukeritë dhe qendrat estetike nga 1 qershori

Conte njoftoi se tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji. Gjithashtu do hapen edhe 18 muze, ekspozitat dhe mundësia e stërvitjes për sportet në ekip.  Nga 1 qershori hapen gjithashtu bare, restorante, parukieritë dhe qendrat estetike.

Çfarë përcakton dekreti që hyn në fuqi prej 4 majit?

- Nuk lejohet lëvizja nga një rajon në tjetrin, lejohet lëvizja vetëm brenda rajonit për motive  pune, shëndeti e për të takuar të afërmit.

- ndalohen grumbullimet, eventet e festat private e publike

-hapen parqe e vila publike e historike

- lejohet akriviteti sportiv në  natyrë në distancë 2 metra nga njëri-tjetri

- lejohet stërvitja e sportistëve në respekt të masave të distancimit social në sporte jo kolektive

- lejohet ceremonia e varrimit me maksimumi 15 persona

- lejohet aktiviteti i bareve e restoranteve për të marrë ushqim ose për të trasportuar, por jo për konsum.

- më 4 maj hapen aktivitete në sektorin e manifakturës, në sektorin e ndërtimit e në ato të shitjes me shumicë.

- protokoll sigurie për mjetet e transportit publik

- protokoll sigurie për punëtorët e sektorit të ndërtimit

-më 18 maj lejohet hapja e çdo aktiviteti tregtar, dyqane, muzeve, ekspozita , biblioteka

- lejohen të hapen më 1 qershor parukeri, qëndra estetike, bare e restorante.


EMISIONET