Sherr për biletën, faturinoja i autobusit godet me thikë pasagjerin

Sherr për biletën, faturinoja i autobusit godet me thikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në një nga linjat e autobusit në Tiranë. Bëhet fjalë për  autobusin e linjës Tiranë-Vorë, në rrugën dytësore Tiranë - Vorë

R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Sipa burimeve nga Ora News sherri ka nisur për mospasjen e biletës. 

'Më pas shtetasi 28 vjeçari në bashkëpunim me Hazbi Begun e kanë goditur me mjet prerës thikë 23 vjeçarin nga Kodër Kamza, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën" informoi policia e Tiranes sot.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. Begu dhe C. K.

EMISIONET