Fatmir Hysenbelliu tregon për herë të parë arsyen pse u nda nga Axhelina Hadërgjonaj

Fatmir Hysenbelliu tregon për herë të parë arsyen pse u nda

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Handërgjonaj, kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në media, madje edhe pas 4 vitesh ndarje, ende vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Fatmiri ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku një vëmendje të veçantë në këtë intervistë ai i kushtoi dhe ish-të dashurës, Anxhelina Hadërgjonaj dhe arsyes së ndarjes së tyre.

Teksa kujtoi momentet e bukura pranë ish-të dashurës, Fatmiri i tha moderatores Ester Bylyku: “Por mos më pyet ‘A do ktheheni bashkë’, sepse besoj se kur një gjë mbyllet, nuk duhet të hapet më, sepse jeta vazhdon përpara.”

Ester Bylyku: Ju mbetët miq, për respekt të kohëve që keni kaluar? Apo thatë, mbase po të vazhdojmë kontaktin, nuk i dihet se çfarë mund të ndodh mëvonë, pra i latë një gjysëm dere hapur njëri-tjetrit?

Fatmir Hysenbelliu: Jo, nuk ka qenë ashtu. Ne kemi patur një ndarje shumë normale. Nuk kemi patur një ndarje që jemi zënë, ose ka patur diçka madhore. Thjesht, distanca dhe shumë faktorë të vegjël, jo diçka e madhe. Shumë çifte ndahen prej tradhëtisë apo gjëra të tjera. Nuk ka qenë asnjë nga këto faktorë, thjesht distanca. Dhe ne e kishim xhan njëri-tjetrin dhe akoma e kemi, ndaj kemi mbetur miq.

EMISIONET