Kandidatja Fatjona Memçaj para Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka prezantuar vizionin e saj për Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo shikon tek Prokurori figurën e autoritarit dhe atë të lidershipit.

Memçaj: Në vlerësimin tim prokurori i përgjithshëm duhet të jetë ai që demonstron lidership. Gjithmonë bëjmë një ngatërresë mes autoritetit dhe lidershipit. Është i bekuar ai që i ka të dyja.

Unë them që autoriteti nuk është gjë e vështirë, sepse autoritetin ta jep funksioni, lidershipi është diçka e lindur që njeriu e ka forcuar me vite. Është ajo që nënkupton aftësinë për të marrë përgjegjësi, demonstrimin e ushtrimit të funksionit me integritet. Krijimin e respektit, krijimin e fryme bashkëpunimi. Sot prokurori nuk ka asnjë kompetencë.

Atëherë si do ushtrohet funksioni kundrejt këtyre prokurorëve? Unë them me aftësi lidershipi dhe autoritet.

Vizioni im është zbatimi i synimeve që ka reforma në drejtësi. Një ndër këto është mundësia që prokurorët të marrin përgjegjësi në rastet kur drejtësia penale ka gabuar, ka gabuar edhe për qytetarin.

/Ora News.tv/