Nga hekurudha tek universitetet, dështimet e menaxhimit shtetëror

Nga hekurudha tek universitetet, dështimet e menaxhimit shtetëror

Sipërmarrësi i njohur Ermal Telha deklaroi në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora se Shqipëria vuan nga një keqmenaxhim shtetëror i aseteve kombëtare.

Si shembull ai solli hekurudhën, por jo e vetmja, e cila përveç faktit se ha fonde nga buxheti i shtetit nuk ka asnjë eficencë.

Besart Kadia: Ermal po të rikthemi dhe njëherë tek financimi Anglia voton kundër shtetëzimit dua të bëj një paralelizëm me Shqipërinë, pra pabarazisë së madhe mes të pasurve dhe të varfërve dhe nevoja për drejtësi dhe shtetëzim të aseteve shtetërore.

Ermal Telha: Ne kemi një tablo të keqe të situatës sa i takon menaxhimit shtetëror të asteve kombëtare. Psh kemi menaxhimin e hekurudhës që është një dështim spektakolar në 30 vite që nuk dihet nëse ekziton apo jo, thjesht ha ca fonde nga buxheti i shtetit dhe nuk jep ndonjë rezultat. Kemi dhe një fatalitet tjetër që sot nga publikimet e një organizate Qendresa Qytetare ishin marrë në studim 7 universitete kryesore dhe kishin ca shifra të frikshme. Të 7 –ta universitetet kishin shpenzuar në një vit vetëm 33 mijë euro për libra dhe kërkim shkencor.

Besart Kadia: Të 7-ta? Të frikëson kjo shifër?

Ermal Telha: Ndërsa 1 milion e 100 mijë euro për siguri fizike godinash, a thua ti po ruan ndonjë “central bërthamor” dhe kanoset nga rreziku i huaj etj. Për mos të thënë nja 400 mijë euro të tjera karburant e historira të tjera. Kjo do të thotë që menaxhimi përgjithësisht për gjithë ithtarët e shtetëzimit të gjësë, shikohet në sektorët në të cilat ne i kemi aktualisht në menaxhim shtetëror. Të mos harrojmë që një pjesë e mirë e spitaleve menaxhohen në mënyrë shtetërore, kemi mangësi të dukshme dhe përgatitje totalisht modeste sa i takon vrulleve, epidemive apo situatave katastrofike si ajo e tërmetit që ndodhi.

EMISIONET