Fasonët me 4 kërkesa për qeverinë, negocioator mes palëve Presidenti

Fasonët me 4 kërkesa për qeverinë, negocioator mes

Biznesi fason është një nga sektorët më të goditur nga pandemia.  Përballë një përgjigje të munguar nga qeveria për shqetësimet e tyre ata i janë drejtuar presidentit Ilir Meta për të luajtur intelekutorin mes tyre dhe qeverisë.

Kryetari i Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika, duke folur për Ora News pas takimit  me Presidentin parashtroi katër kërkesat e fasonëve ku kërkohet ndërhyrje dhe tha se nga Meta mori garancinë se do të negociojë me qeverinë.

Gjika: Nuk kemi pasur asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare që merren me këtë punë u detyruam ti drejtohemi presidentit për të kërkuyar mbështetjen e tij në katër pika kryesore që fasoneria ka kërkuar një zgjidhje prej një muaji. 

E para është paga minimale që duhet të garantohet për punonjësit që është 26 mijë lekë, e dyta protokolli i kuq që është aprovuar së fundmi që është i pazbatueshëm në praktikë megjithëse bie ndesh edhe me trendin e masave lëshuese që po ndjek qeveria shqiptare për shoqërinë tonë, dizenfektimi i ambjenteve tona të konsiderohen ambjente publike dhe të dizinfektohenme standarde shtetërore dhe të jetë shteti përgjegjës dhe në logjistikë dhe financiarisht sa i përket dizenfektimit të ambjenteve tona dhe së katërti të lirohet transporti publik në fashat e orareve që punonjësit vinë dhe largohen nga puna, në mëngjes dhe drekë. 

Presidenti gjeti mirëkuptimin e plotë dhe bashkë me ekspertët që ishin aty ra dakord që të negociojë me qeverinë për këto katër pika. E falenderoj për gatishmërinë e tij sa i përket mbështetjes së këtij sektori dhe jo vetëm sot. Askush në qeveri nuk ka marrë përsipër të pyesë sektorin dhe të marrë përsipër zgjidhjen e problematikave të sektorit, sidomos këto katër pika. Presidenti mori përsipër të bëjë intelekutorin mes biznesit fason dhe qeverisë.

Në qytete të ndryshme prej ditësh është protestuar nga punonjësit që mosmarrjen e pagës së luftës.

Gjika thotë se kanë propozuar që qeveria të marrë përsipër tre paga për çdo punonjës fasonerie.

Gjika: U bë lëmshi që kur filloi paketa Rama 1 dhe 2. Ishin të pakuptueshme. Kemi bërë propozim më të thjeshtë dhe konkret. Kemi propozuar që të paguhen tre paga për çdo punonjës që figuron në borderon e fasonëve për këtë periudhë të vështirë. Kemi bërë propozimin për rrogën minimale.Këtij shtetin i kemi paguar 100 e kusur rroga për secilin punonjës në formë të tatimit dhe taksave. 

Nëse sot kemi 70 mijë punonjës kemi paguar rreth 70 milion paga për tatime dhe sigurime. Po kërkojmë vetëm 3% të asaj që kemi paguar, një kërkesë më shumë se logjike. Kur situata të qetësohet ne mund të ulemi me ekspertët përkatës të institucioneve që mund të verifikojnë në i kanë dhënë më shumë apo më pak fasonëve. Nëse na kanë dhënë më shumë do të kthejmë diferencën dhe nëse na kanë dhënë më pak do kompensojnë diferencën.

Në dy paketat e qeverisë për bizneset nuk ka asgjë, vetëm për punonjësit. Kjo është pozitive gjithashtu.Problemi është te mënyra teknike e ralizimit në praktikë. Ka një kufizim kohor për ata që kanë dalë të papunë, 10 mars. 

Po ata që dolën në 11, 12 pse të mos përfitojnë?Ne propozojmë që në vend që ti bëjë dikush që nuk e ka idenë fare por sheh ca letra në borderot tona, më mirë se kushdo mund ta bëjë vetë ndërmarrja. Duke marrrë përgjegjësinë për këto para që do të marrë bonus nga shteti për punonjësit e tyre do të jetë dyfish i përgjegjëshëm që ti shpërndajë sa më drejtë të jetë e mundur me punonjësit.

EMISIONET