Farmacitë në Shqipëri nuk kanë maska

Farmacitë në Shqipëri nuk kanë maska

Edhe pse janë konfirmuar dy raste me koronavirus në farmaci nuk gjenden maska.

Mungesa është konfirmuar nga vetë farmacistët, të cilët jashtë kamerave shprehen se vakumi është krijuar që prej kohës kur shqiptarët u dyndën drejt farmacive për të blerë maska dhe detergjent higjienizues.

Qytetarët në kryeqytet shprehen se kanë ruajtur ndonjë maskë që prej furnizimit të bërë para më shumë dy javëve, që nga dita kur në Itali u shfaq rasti i parë me koronavirus.

"Këtu nuk ka maska"

"Nuk e kam marrë sepse nuk ka"

Megjithatë ajo që të bën përshtypje është se edhe pse me raste të konfirmuara sërish ka qytetarë në vendin tonë që nuk përdorin maska.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë maskat duhet të përdoren nga persona që shfaqin shenja të ngjashme me koronavirusin, për të parandaluar edhe infektimin e personave të tjerë.

Lexoni ketu te gjitha lajmet : Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat

EMISIONET