Fansi i çmendur terrorizon Isida Mollaymerin, e puth me zor në mes të intervistës

Fansi i çmendur terrorizon Isida Mollaymerin, e puth me zor në mes

"Thumb ON" godet sërish. Këtë të dielë erdhi me një kamera të fshehtë me një tjetër personazh. 

Pas suksesit të dy kamerave të para të trasmetuara me Rezarta Shkurtën dhe Niko Komanin, këtë herë në grackë ka rënë balerina e njohur Isida Mollaymeri.

Gazetari i "Thumb ON", Ronaldo Sharka fton Isidën për një intervistë në një prej lokaleve në bllok, ndërkohë gjatë intervistës, aktori i ThumbON kalon “rastësisht” dhe hiqet si fans i çmendur i i Isidës. 

Fillimisht i kërkon foto, e puth pa aprovimin e saj në gushë, më pas ulet dhe i hedh fjalë provokative nga tavolina ngjitur por nuk mbaron me kaq. 

Aktori i "Thumb ON" pengon intervistën duke u ngritur dhe insiston për më shumë mundësi njohjeje me Isidën, duke pasur përplasje me gazetarin dhe produksionin në xhirim,  kjo e fundit tensionohet dhe largohet nga intervista. 

EMISIONET