Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula publikuan sot projektet e reja muzikore. E para ishte Dafina, e cila solli këngën “Lule lule” në bashkëpunim me Lumi B.

Pas disa orësh, Ledri solli projektin solo të këtij sezoni veror të titulluar “MEM”. Pavarësisht kësaj, fansat e kanë pëlqyer më shumë këngën e këtij të fundit.

Duke u bazuar tek shikueshmëria në Youtube, vihet re se Ledri numëron rreth 200 mijë klikime më shumë se Dafina e Lumi B.

Nuk dihet nëse shifrat do të ndryshojnë më vonë, por për sonte “triumfin” e mban Ledri Vula.

/Ora News.tv/