Familjarët në protestë për 23 të ndaluarit

Familjarët në protestë për 23 të ndaluarit

Ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës zhvillohej seanca për 23 të ndaluarit e Rrugës së Kombit, përballë saj, familjarë, qytetarë dhe shoqëria civile protestonte për lirinë e tyre.

Të rrethuar nga dhjetra forca te policisë, ata nuk u lejuan të zhvillonin protestën pranë Gjykatës.

Si kundërpërgjigje bllokuan qarkullimin në bulevardin Bajram Curri, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të solidarizohen me ta.

Orët e pritjes së vendimit të Gjykatës u shoqëruan edhe me tensione.

Vendimi që la pas hekurave 11 persona nuk u prit mirë nga familjarët të cilët e konsideruan të padrejtë.

Nga bulevardi "Bajram Curri" u larguan vetëm pasi të afërmit e tyre lanë ambientet e Gjykatës së Tiranës, duke garantuar se do të vijojnë protestat deri sa zëri i tyre për uljen e trifës në Rrugën e Kombit të dëgjohet.

EMISIONET