Një çift nga Kosova dhe 3 fëmijët e tyre kanë prej 50 ditësh për tu depërtuar nga një shtëpi në Angirey.

"Situata e tyre ka thyer zemrat e një fshati të tërë,"-kështu e nis artikullin media franceze L'est Republicain.

Pashke dhe Gustin Pervorfi së bashku me vajzat e tyre të mitura Denisa, 8, Daniela, 6 dhe Valentina, 3 vjeç po presin të ulur në një divan dhe me çantat në cep të dhomës që autoritet franceze ti vijnë ti marrin.

"Na u tha që mund të vinin të na merrnin në çdo kohë për të na kthyer në Kosovë. Ne po presim, e kemi të pamundur të lëvizim pasi fëmijët tonë duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës me ne. Nuk mund të bëjnë asgjë,"-shprehet Pashke.

Ata duhet të shkojnë çdo ditë në xhandarmërinë e Gray rreth 34 kilometra larg shtëpisë së tyre.

Familja Pervorfi thonë se janë kërcënuar në vendin e tyre për arsye fetare dhe politike, për shkak se janë të krishterë dhe në Kosovë është vetëm një pakicë e vogël.

"Duhet të merreshim me një fqinj që ishte pjesë e mafias. Nuk kishim zgjedhje tjetër përveçse të largoheshim së bashku me dy vajzat tona. E treta ka lindur në Francë,"-rrëfen Pashkë.

Ata fillimisht mbërritën në Besançon, jetuan në Bethoncourt, pastaj në Saint-Loup-sur-Semouse dhe më në fund Angirey, ku u pritën me shumë dashuri nga i tërë fshati, ndaj edhe gjendja e tyre i ka trishtuar.

Bruno Passard është i pari që i ka ardhur në ndihmë familjes Pervorfi që nga ardhja e tyre në fshat.

"Është e pakuptueshme për ne. Ata janë shumë të integruar dhe kanë krijuar lidhje të forta kudo. Fëmijët janë të dashur dhe me rezultate të mirë në shkollë. Padrejtësia që iu është bërë atyre, vështirë se është e durueshme. Dhe pastaj kompania është mbështetur në Gustin dhe aftësitë e tij mekanike. Ne shpesh po dëgjojmë liderët e biznesit të cilët thonë se nuk mund të gjejnë një forcë pune. Më e keqja është se familja nuk do ta shkelë ligjin. Ata kanë përgatitur valixhet e tyre dhe janë duke pritur tashmë 50 ditë,”-tregon Passard.

Vajzat e tyre po ndjekin shkollën në Gy ndërsa Gustin ka marrë jo vetëm autorizimin për të punuar, por edhe një kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar në një kompani të Arc-lès-Grey.

Kurse Pashkë punon si pastruese në tre familje në Angirey. Ajo është gjithashtu një vullnetare në Secours Catholique.

Ata e flasin shumë mirë gjuhën, rapoton media franceze në artikullin e publikuar më 30 korrik.

“Dhe pastaj një ditë shkova në Pole Emploi ku më këshilluan të bëja një trajnim. Në dokumente e mia shkruante se më ndalohej të punoja. Gustin gjithashtu është dashur të ndalojë, edhe pse kishte një kontratë të përhershme. Dhe që nga muaji qershor ne po presim,”-shprehet Pashke.

/Ora News.tv/