Familja mbretërore pozon për të dytën herë në histori

Familja mbretërore britanike ka realizuar pozën e parë të këtij viti per të shënuar fillimin e kësaj dekade te re.

Mbretëresha Elizabeth dhe princat Charles, William dhe George u mblodhen me 18 dhjetor ne Pallatin Buckingham në Londër per të realizuar foton e familjes mbretërore.

Kjo ështe fotoja e dytë në historinë e Anglisë, ku e para u realizua në prill të vitit 2016 për ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth e cila më vonë u përdor edhe si pullë postare.

Fotografi i familjes mbretërore Ranald Mackechnie në një intervistë për mediat e huaja është shprehur se gjithçka ishte shumë e thjeshtë.

Ai tha se e kishte pasur më të lehtë të shkrepte foto me familjen mbretërore se sa me familjen e tij.

Ndërkohë për Krishtlindje Duka dhe Dukesha e Cambridge realizuan një foto të adhurueshme të familjes së tyre nën efektet bardhe e zi ku shfaqet William me një kapele të vjetër duke mbajtur princin e vogel Louis.

EMISIONET