Familja e Ermal Fejzullahut solidarizohet me familjet e goditura nga tërmeti, dhuron shumën e madhe

Familja e Ermal Fejzullahut solidarizohet me familjet e goditura nga

Tërmeti i fuqishëm që ndodhi para dy ditësh shkaktoi një tragjedi të madhe mbi familjet shqiptare. Vazhdon të këtë ende viktima nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit po punojnë ditë natë që t’i nxjerrin të gjithë nga aty. Numri i viktimave ka shkuar në 37 dhe numri i plagosurve deri në 650.

Gjithë shqiptarët në mbarë botën janë solidarizuar dhe kanë ofruar ndihmën e tyre të pakushtëzuar. Një ndër ta ka qenë edhe familja e Ermal Fejuzullahut, ku ka dhuruar 100 mijë euro. Këtë lajm Ermali e ka bërë vetë publike përmes rrjetit të tij social “Instagram”. Ai është shprehur se nuk e ka për zakon të bëjë publike të tilla gjeste, por këtë herë po bën një përjashtim sese bëhet fjalë për një komb të tërë që ka nevojë për të gjithë ne.

Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje, mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere, uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Ermali.




EMISIONET