Daniel Pirce 19-vjeç është përzënë nga familja e tij pasi ai rrëfeu se është i dashuruar me një djalë të moshës së tij. Por 19-vjeçari duket se e ka gjetur mënyrën sesi të ecë përpara pavarësisht diskriminimit nga familja, ai ka postuar online një video ku tregon reagimin e prindërve pasi  rrëfimit se ishte homoseksual. Dhe vetëm pas tre ditë pas publikimit të videos janë mbledhur rreth 90 mijë dollar nga persona nga e gjithë bota të cilët janë prekur nga historia e Danielit,duke e ndihmuar sado pak të përballojë jetesën. Tashmë Daniel nga Atalanda, një pjesë të këtyre parave i ka dhuruar për shoqatën ‘LGTB’ ku ka shumë persona të strehuar të cilët ndihen të diskriminuar për zgjedhjen e tyre, jo vetëm nga shoqëria por edhe nga familja.

/Ora News.tv/