Familja e Dafina Zeqirit në zi, ndërron jetë personi i afërt

Sot ka ndërruar jetë nëna e Pëllumb Citakut, menaxheri dhe kushëriri i Dafina Zeqirit.

Këngëtarja dhe menaxheri e bënë të ditur lajmin me anë të postimeve në rrjete sociale.

"Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes së ngushtë dhe të gjithë dashamirëve edhe neve. Një grua e mrekullueshme na la sot. Ti do të kujtohesh gjithmonë për personin fantastik që ishte Tete", shkruajti Dafina në një postim në Instastory.

Ndërsa Pëllumb Citaku njoftoi miqtë dhe ndjekësit se varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës.

Në komente, nuk munguan ngushëllimet për familjen e Pëllumbit dhe Dafinës.

 

EMISIONET