Falsifikim kartëmonedhash dhe vjedhje, prangosen 2 persona në Vlorë

Falsifikim kartëmonedhash dhe vjedhje, prangosen 2 persona në

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Një 26-vjeçar akuzohet për falsifikim kartëmonedash pasi i ka dhënë punonjësit të karburantit kartmonedhë 100 euro të falsikuar.

Ndërkohë, një 37-vjeçar u kap në parkun e Llogarasë në bashkëpunim me një person tjetër, duke i vjedhur një shtetasi anglez 20.000 lekë dhe sende personale.

Janë arrestuar shtetasit: ''L. A., 19 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u arrestua pasi ditën e djeshme ka shkuar në lagjen "Kushtrimi" Vlorë, për të mbushur automjetin me karburant dhe i ka dhënë punonjësit të pikës, një kartëmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

R. M., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në Parkun e Llogorasë, në vendin e quajtur "Sheshi i parashutave", pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i kanë vjedhur një shtetasi anglez një shumë parash prej 20.000 lekë dhe disa sende personale'', informon policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër bashkëpunëtor.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET