"Falco" në kinema, Kallaku: Pres të “thyej brinjët” e spektatorëve nga të qeshurat

"Falco" në kinema, Kallaku: Pres të “thyej

Aktori i mirënjohur Bes Kallaku ka  sjellë për publikun shqiptarë filmin etij të parë 'Falco'. Një film komedi i cili pritet të thyej rekorde në shikueshmëri sjell realitetin shqiptarë përmes komedisë nis që prej djegies së mandateve nga opozita.

Kinematografisë shqiptare i shtohet një tjetër film komedi. Aktori i mirënjohur Bes Kallaku përmes filmit 'Falco' sjell realitetin shqiptar.

"Nuk pretendoj të thyej rekord në shitjen e biletave, por synoj vetëm të thyej brinjët e spektatorëve nga të qeshurat" thotë ai.

Në premierën e filmit, famija Kallaku nuk mund të mungonte.

Bleona Qerreti, personazhi kryesor i filmit, shprehet se 'Falco' është një vlerë e shtuar e kinematografisë shqiptare.

Për Skerdi Farien, Bes Kallaku nuk do mund të sjell dot asnjë film më të arrirë se 'Falco'.

Që prej kësaj të mërkure filmi do të shfaqet në çdo kinema.

EMISIONET