Facebook shpërndau lajmin e përdhunimit në grup, polici derë më derë për të fshirë lajmin e rremë

Facebook shpërndau lajmin e përdhunimit në grup, polici derë

Në facebook përhapet lajmi. Një grup refugjatësh myslimanë në Gjermaninë jugore pretendohej se kishin rrëmbyer një vajzë 11 vjeçare në rrugë dhe e kishin përdhunuar.

Kur policia e mohoi, u tha se politikanët kishin qëllim fshehjen e sulmit.

Policia tha se e gjitha ishte një thashethem dhe nuk kishte prova, por shpërndarja në facebook provokoi një valë frike dhe zemërimi në të gjithë Gjermaninë.

I gjithë facebook u pushtua nga një gjuhë urrejtjeje ndaj refugjatëve dhe se politikanët që janë pro emigrantëve duhej të largoheshin.

I gjendur në këtë situatë, polici i qytezes së vogël Traunstein, në Bavari,-  me një numër të madh emigrantësh dhe ku pretendohej se kishte ndodhur ngjarja -  vendosi të zbriste në terren.

Andreas Guske, vendosi të takonte të gjithë personat të cilët kishin shpërndarë lajmin për ti treguar se kush ishte e vërteta.

 Cfarë kishte ndodhur - Spuntoja ishte marrë nga një kronikë. Një shtetas afgan ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një 17 vjeçare të zonës. Por në facebook e gjithë historia ishte transferuar. Ishte zvogëluar mosha e vajzës së abuzuar si dhe ishte rritur numri i dhunuesve. Lajmi më pas ishte shpërndarë. Policia kishte bërë deklaratën për shtyp por nuk kishte sjellë asnjë rezultat.

Zbritja në terren - Atëherë polici dhe skuadra e tij vendosi të zbresë në terren. Qëllimi: Të zhduken thashethemet online të cilat po përhapen si një pandemi, apo një drogë e re. Facebook nuk është vetëm një dërrasë ku njerëzit mund të varin pusullat e tyre ku shkruajnë çfarë të duan dhe të tjerët e lexojnë.

"Facebook me algoritmin e saj po influencon njerëzit" thotë Gueske.

Në të shumtën e herës përmbajtja që postohet në facebook merret si e vërtetë dhe në rastet kur ajo është e keqe, nxit negativitet dhe urrejtje duke mos lejuar përdoruesin të analizojë kush është e vërteta apo e gabuara. Thashethemet vrapojnë më shpejt në botën e medias sociale, duke  rritur shpesh rrezikun që ata shpërndajnë.

Pas kontaktit që polici kishte pasur, pasi kishin mësuar të vërtetën, përdoruesit kishin fshirë postimet e tyre në facebook, vetëm një jo.

Nje polic kunder kompanise 500 miliarde $  - Ky ishte një shembull sesi facebook mund të shkatërrojë realitetin dhe efektivi mendoi se lëvizja e tij ishte e vetmja mënyrë për të reaguar. "Shumë mendojnë se është thjesht interneti por thashethemet kur arrijnë tek mijëra njerëz bëhen të rrezikshme dhe ti nuk mund ti ndalosh më" tha Guske

Guske ankohet me të drejtës se përveç krimit në rrugë atyre u duhet tani të menaxhojnë dhe rreziqet që po krijon platforma e facebook, një kompani 500 miliardë dollarëshe.

Disa rajone policie në Gjermani po ndjekin me shqetësim rolin që po luan media sociale.

Gerhard Pauli, një prokuror në Hagen, një qytet i vogël në veriperëndim të Gjermanisë thotë se pas shumë rasteve të dhunës fshihet facebook apo platformat e tjera sociale.

Një kryebashkiak gjerman, Andreas Hollstein, u dhunua nga një rezident i zemëruar i cili ishte provokuar nga gjuha e përdorur në rrjetet sociale.

"Ky është një rrezik që e kemi pasur gjithmonë në historinë e njerëzimit, por në ditët e sotme teknologjia po e thellon më shumë dhe gjithnjë e më shumë po tregon se facebook është një problem" tha Pauli.

EMISIONET