Facebook po humbet përdoruesit e rinj

Facebook po humbet përdoruesit e rinj

Përdoruesit e rinj po braktisin Facebook dhe shkojnë drejt Snapchat sipas një studimi të publikuar të hënën.

Hulumtimi i bërë nga eMarketer tha se në vitin 2018,  më pak se gjysma e amerikanëve në moshën 12-17 vjeç do të përdorin Facebook të paktën një herë në muaj.

EMarketer tha se pret që Facebook të humbasë 2 milionë përdorues nën moshën 25 vjeç këtë vit dhe se Snapchat do të marrë 1,9 milion përdorues brenda asaj klase moshe.

Rritja mujore e përdoruesve në Facebook vjen nga përdoruesit më të vjetër dhe jo më të rinj, tha studimi.

Snapchat kohët e fundit ka përditësuar aplikacionin e saj me një ridizenjim që synon ta bëjë shërbimin më të lehtë për t'u përdorur.

EMISIONET