Facebook në krizë? Rreziku që i vjen nga politika

Facebook në krizë? Rreziku që i vjen nga politika

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zckerberg ka deklaruar se kompania e tij do të përballet me shumë vështirësi nëse Elisabeth Warren do të kandidojë për presidente.

Kjo e fundit është politikane e cila ka bërë deklarata të forta kundër kompanive teknologjike. Ajo shprehet se këto kompani janë shmë të fuqishme ekonomikisht dhe kanë shumë ndikim në shoqërinë amerikane.

Ndaj ajo sëbashku me një grup aktivistesh premton se nëqoftëse fiton zgjedhjet e presidencës do të shfuqizojë këto kompani.

Në një regjistrim telefonik të publikuar nga The Verge, Zuckerberg shfaqet i shqetësuar.

"Nëse ajo përzgjidhet, ne do të kemi një betejë ligjore me qeverinë tonë" - shprehet ai.

Por për miliarderin e Facebook nuk është hera e parë që gjobitet dhe akuzohet kur jo më larg se sa në korrik ai u gjobit nga Komisioni Federal me shumën e 5 miliardë dollarësh për keqpërdorimin e inormacioneve personale të përdoruesve.

EMISIONET