Themeluesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i kompanisë Google Sergey Brin dhe investuesi rus në teknologji, Yury Milner së bashku kanë themeluar një çmim të ri vjetor për të shpërblyer kërkimet për sëmundjet e shërueshme dhe për zgjatjen e jetës së njeriut. Çmimi për Përparimet në Shkencat e Jetës, që vjen me grantin prej 3 milionë dollarësh do të jetë një nga çmimet më të shtrenjta për shpërblimet në fushën e shkencës.Fituesit e Çmimit Nobel paguhen me 1.27 milionë dollarë. Fituesit e parë të këtij çmimi do të shpallen të mërkurën në mbrëmje në San Francisko. Fondacioni i ri planifikon që të japë të paktën pesë çmime vjetore. Po ashtu shpresohet në tërheqjen e sponsorëve të tjerë për të mbështetur çmimet.

/Ora News.tv/