FaceApp, kujdes nga version fals!!!

FaceApp, kujdes nga version fals!!!

Në qendër të polemikave tashmë për çështje privacie, për aplikacionin e famshëm të momentit “FaceApp”, nuk ka qetësi.

Disa kërkues të ‘Kaspersky’, ndërmarrja e specializuar për sigurinë informatike, ngrenë alamin se është krijuar një version fals i aplikacionit që na tregon si do jemi pleq.

Aplikacioni fals është në gjendje të infektojë telefonat në të cilët shkarkohet. Celularët që infektohen nga ky virus, ‘bombardohen’ me publicitet.

Si funksionon virusi – Përdoruesi, me të shkarkuar versionin fals të FaceaApp, nga burime jo zyrtare, haste me një aplikacion që nuk funksionon.

Ky aplikacion është programuar për të stimuluar mosfunksionimin, por kur hiqet nga telefoni, efektet e tij ndihen sërish, pasi i hap rrugë publicitetit me pagesë.

Ky lloj virusi, krijuar për të treguar mesazhe promocionale, quhet “MobiDash”.

Si të mbroheni – Sugjerimi i ekspertëve për të shmangur një virus të tillë është i thjeshtë: mjafton të evitoni download-imin e aplikacionit nga burime jo zyrtare.

‘Store’-t zyrtare të Android dhe iOS, në fakt nuk e presin versionin fals të ‘FaceApp’. Të kesh në telefonin tënd n jë antivirus të mirë, është zgjidhja ideale.

EMISIONET