Këngëtarja Evi Reçi është rritur jashtë Shqipërisë.

Ajo u largua nga vendi ynë në moshë të vogël drejt Athinës dhe më pas në moshën 18-vjeçare udhëtoi drejt Italisë për studime.

Por pavarësisht shumë viteve larg Shqipërisë, Evi vendosi të kthehej.

E ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, këngëtarja tha se është e trishtë që njerëzit duan të largohen nga vendi. Ajo u shpreh se njerëzit suksesin mund ta arrijnë kudo.

Evi Reçi: "Është e trishtë që njerëzit duan të ikin. Unë besoj se sot, kam dy vite që jam e bindur për këtë që do them, që suksesin e arrin kudo. Në disa vende e arrin më vonë, në disa vende më shpejt. Por ajo që ty të takon, merita jote do të vijë. Kontributi është mirë të bëhet aty ku ndihesh mirë fillimisht. Pastaj si të shkon jeta."

Evi Reçi tregoi edhe arsyen e kthimit në Shqipëri.

Evi Reçi: "Arsyeja e kthimit tim në Shqipëri nuk ka qenë 1. Në Firenze për fat të mirë provova gjërat që unë doja. Gjatë kohës më vinin oferta nga Shqipëria. Njihesha si artiste dhe gazetare që punoja jashtë. Dhe shumë herë më propozoheshin emisione, si autore për projekte. 

Më thonin Evi kemi një emision por ti jeton jashtë, nuk ta japim dot. Kryesisht ka qenë muzika arsyeja që më ktheu. Nuk prodhoja shumë muzikë dhe kjo më bënte të ndihesha keq. Kisha shumë gjëra në mendje, ide për të bërë dhe njëherë në vit ishte shumë pak. 

Dhe thashë mirë, ofertat po vijnë, le ta provojmë. Gjërat ndodhën shumë bukur e natyrshëm. Fillova të prodhoja më shumë muzikë. Dhe doja të provoja veten time. Thashë të sfidoj veten. E sfidova duke u larguar nga Athina në Firenze në moshën 18-vjeçe, sfidoje tani edhe me Shqipërinë se nuk humbet gjë."

/Ora News.tv/