Europa mision i pamundur? Teuta dhe Kukësi besojnë te mrekullia

Europa mision i pamundur? Teuta dhe Kukësi besojnë te mrekullia

Kukësin dhe Teutën i pritet një mision tepër i vështrirë në turin e parë të Europa League pas humbjeve 3-0 në ndeshjen e parë.

Verilindorët u mposhtën në Hungari 3-0 nga Debreceni, ndërsa Teuta në Letoni nga Ventspils. Por pavarësisht se shanset për të kaluar në turin tjetër janë minimale, tek Kukësi dhe Teuta besojnë se mund të përmbysin disavantazhin e tre golave.

Presidenti Safet Gjici u ka premtuar futbollistëve dhe stafit teknik se do të akordoj 100 mijë euro premio nëse arrihet objektivi. Një shifër e majme për të motivuar skuadrën, por në letër Debreci është i avantazhuar për t’u kualifikuar.

Trajneri Ernest Gjoka pritet të bëj disa ndryshime në formacion. ë seancat stërvitore ka punuar me ushtrime dhe skema për të mbërritur te goli. Por përveç sulmit edhe reparti difensiv shqetëson stafin teknik pas gabimeve në Hungari. Kukësi-Debrecen starton prej orës 20:00 të së enjtes në "Elbasan Arena".

Edhe trajneri Bledi Shkëmbi do të ndryshoj strategjinë për sfidën e kthimit me Ventspils. Korçari do të aktivizoj nga minuta e parë sulmuesin Darko Nikaç, i cili u afrua me shumë bujë në merkato. Gjithashtu titullar do të jetë edhe Florent Avdyli, i cili do të marr vendit e Prognit, ndërsa Todorovski pësoi një dëmtim në stërvitje dhe në vend të tij do të luajë Fabi Beqja.

Ventspils pësoi një humbje 4-1 nga Tukums 2000 në Kupën e Letonisë dhe bregdetarët  marrin spunto nga kjo humbje se mund të kualfiikohen. Teuta- Ventspils luhet të enjten në orën 17:00 në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës.

Edhe Laçin e pret një 90 minutësh tepër i vështirë në Izrael kundër Hapoel Beer Sheva. Vendasit janë të avantazhuar, pasi përveç diferencave të mëdha mes dy skuadrave, në ndeshjen e parë barazuan 1-1.

EMISIONET