Euro 2020/ Kualifikohet kombëtarja e parë nga grupi i Shqipërisë (VIDEO)

Euro 2020/ Kualifikohet kombëtarja e parë nga grupi i

Turqia është zyrtarisht pjesë e finaleve të Europianit 2020. Kombëtarja turke, e cila bënte pjesë në grupin H kualifikues së bashku me Shqipërinë mori vetëm një pikë përballë Islandës, por i mjaftoi për të prerë edhe zyrtarisht biletën për në raundin tjetër.

Barazimi 0-0 i ngjit në vendin e parë në kuotën e 20 pikëve, katër më shumë se Islanda e cila ka edhe një takim për të zhvilluar, pikërisht atë me Moldavinë.

Ndërkohë, Franca ka mundësinë e mirë për të marrë kreun nëse mposht Moldavinë mbrëmjen e sotme.


EMISIONET