Esterogjeni i bën gratë më të rrezikuara se sa burrat nga alkooli, përballen me pasoja fatale

Esterogjeni i bën gratë më të rrezikuara se sa burrat nga

Kur nivelet e estrogjenit janë të larta, trupi i një gruaje i përgjigjet pijes duke lëshuar hormonin dopaminë - që shkakton një ndjenjë shpërblimi në tru.

Sipas shkencëtarëve, kjo i bën gratë të përjetojnë alkoolin më keq dhë të vuajnë nga pasoja si kanceri, dëmtimi i mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës.

Një grua dehet nga alkooli pasi konsumon më shumë se katër pije në dy orë, ndërsa një burrë dehet nëse konsumon pesë pije në 2 orë.

Studimi, i botuar në revistën e Neuroscience, zbuloi se minjtë femra dehen më shumë sesa minjtë meshkuj.

Psikiatria në Universitetin e Illinois Amy Lasek, e cila kreu studimin, tha që rezultatet zbulojnë se estrogjeni i bën gratë më të rrezikuara ndaj substancave varëse siç është alkooli.

"Gratë nga pirja problematike e alkoolit kalojnë në një çrregullim të përdorimit të alkoolit dhe mund të vuajnë nga sëmundje si kanceri, dëmtimi i mëlçisë, probleme të zemrës dhe dëmtimi në tru," tha ajo për revistën Neuroscience.

"Nëse konsumi i alkoolit është më i lartë gjatë kohës kur nivelet e estrogjenit janë ngritur, kjo mund të kontribuojë si në rreziqet shëndetësore dhe në varësinë ndaj akoolit”.

Hormoni është gjithashtu i pranishëm te burrat, por në nivele më të ulëta që nuk luhaten.

EMISIONET