Studiuesit australianë po kryejnë disa testime në njerëz nëse vaksina e përdorur me dekada për të parandaluar tuberkulozin, mund të mbrojë mjekët nga kontraktimi i COVID-19.

Testimi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do të bëhet me 4,000 profesionistë të kujdesit shëndetësor në spitalet e Australisë për të përcaktuar nëse mund të zvogëlojë simptomat COVID-19, thanë studiuesit në Institutin e Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch në Melbourne.

“Testimi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do të bëhet në 4,000 profesionistë të kujdesit shëndetësor në spitalet e Australisë për të përcaktuar nëse mund të zvogëlojë simptomat COVID-19”, thanë studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët Murdoch në Melbourne.

"Edhe pse fillimisht u krijua kundër tuberkulozit dhe akoma u jepet mbi 130 milion bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin e njerëzve, duke iu përgjigjur mikrobeve me intensitet më të madh", thanë studiuesit australianë një deklaratë.

"Shpresojmë të shohim një ulje të prevalencës dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek mjekët që marrin vaksinimin BCG", tha studiuesi kryesor Nigel Curtis.

Ai tha se 4,000 mjekë do t’i nënshtrohen testit brenda disa javësh nën një proces të ndjekur dhe miratuar nga autoritet shëndetësore shtetërore dhe federale.  

Testime të ngjashme janë duke u zhvilluar në disa vende të tjera, përfshirë Hollandën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Efektiviteti i vaksinës kundër simptomave COVID-19 do të testohet siç duhet dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor”, tha Kathryn North, drejtoresha e Institutit Murdoch.

Ajo tha se përmirësimi i imunitetit të njerëzve kundër simptomave të Covid-19 do të blinte kohë deri në gjetjen e një vaksine specifike kundër kësaj sëmundje.

/Ora News.tv/