Shtëpia diskografike On Records, kohët e fundit ka qenë shumë e përfolur për prishje kontratash, heqje këngësh nga YouTube etj.

E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ka qenë e ftuar përfaqësuesja e kësaj shtepie diskografike Edona Gashi, e cila hedhur dritë mbi këto ngjarje.

Ajo si fillim ka folur për largimin e Getinjos dhe Mozzik nga kjo kompani e cila ishte si një familje për ta.

Edona shprehet se të dy janë larguar pa asnjë arsye dhe pa asnjë njoftim drejtpërdrejt. Gjithçka u mor vesh nga një postim që kishin bërë në rrjetet sociale.

Përsa i përket largimit të Getinjos dhe Mozzik, ka qenë një largim i padiskutueshëm. Largimi i tyre është bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale ku momentalisht ata ishin duke qëndruar në Stamboll. Janë larguar pa e diskutuar, pa e ballafaquar. Nuk është njerëzore përderisa njerëzit e kompanisë i quani vllezër dhe familje. Nuk besoj se njeriu largohet nga familja pa dhënë një sqarim. Kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të jenë në gjyq.

Kompania i ka mirëpritur, pavarësisht kur kanë ardhur në fillim kanë insistuar që t’i marrim dhe nuk kanë kërkuar as përqindje. Madje sipas tyre ata kanë kërkuar të qëndrojnë 10 vjet pa asnjë përqindje në këtë kompani. Madje kompania për mos qenë e padrejtë, menaxheri ka fol me ta e ka diskutuar dhe u ka thënë djelmoshave që jo, ne kemi këtë kontratë, mund ta shikoni para se ta firmosni, kjo është përqindja që të takon etj dhe përderisa e firmosën dhe ranë dakort, nuk është njerëzore nëse futen njerëzit e tretë në mes edhe ta imponojnë ndoshta të largohesh prej njerëzve që të kanë sjellë në këtë pikë. On Records është ai që i ka dhënë famë", shprehet Edona Gashi, përfaqësuesja e On Records.


/Ora News.tv/