“Është e hijshme dhe vetësakrifikuese”, moderatorja shqiptare flet për vjehrrën e saj

“Është e hijshme dhe vetësakrifikuese”, moderatorja

Gjatë emisionit “Mos i Fol Shoferit” në RTV Ora, ndër të tjera moderatorja Fatma Methasani foli edhe për marrëdhënien që ka me vjehrrën e saj.

Ajo shprehet e lumtur për mamin e Alfios dhe thotë se është një njeri i mrekullueshëm. Është një njeri me shumë karakter dhe vetësakrifikuese për familjen e saj. Gjithashtu Fatma shprehet se është me fat që djali i saj do ketë një gjyshe kaq të mrekullueshme sa ajo.

Rudina Dembacaj: Çfarë marrëdhënie ke me mamin e Alfios?

Fatma Methasani: Shumë të mirë, po ta njohësh është një nga këta personat që... Mua më ka thënë Alfio para se të takoja mamanë e tij që “ti dhe mami keni shumë të përbashkëta”. Do doja shumë t’i ngjaja sepse ka shumë karakter të fortë, është natyrë vetësakrifikuese që sakrifikon shumë për familjen, për fëmijët dhe është shumë e hijshme. Unë jam shumë me fat që çuni im do ketë një gjyshe aq të mrekullueshme sa mami i Alfios. Nuk ka gjë më të bekuar sesa të kesh një familje kaq të mirë.


EMISIONET