Një shenjë rrugore kushtuar të gjithë  dashuruarëve,  u vendos përgjatë pamjes së Rignano Garganico, një fshat rrëzë malit të Shenjtë të quajtur "Ballkoni i Puglia".  Në ditët kur qielli është i qartë, është e mundur të shohësh majat e këtij mali dhe të admirosh gjerësinë “Ballkonit të Puglia” me gjithë shkëlqimin e saj. "Është e detyrueshme të biesh në dashuri duke parë pamjen" shkruhet në tabelë, ndërsa dy të dashuruarit puthen me njëra-tjetrin të mbështjellë me petale të zemrës.

Është ideja e Luigi Di Fiore, kryebashkiakut të Rignano Garganico. "Ne vendosëm të japim këshilla me rastin e Ditës së Shën Valentinit, për të gjithë ata që e konsiderojnë dashurinë një arsye më shumë për të jetuar jetën.  Dashuria mund të jetë gjithçka për ne dhe kjo panoramë e bukur është korniza e duhur për ditën e dashuruarëve. Jetë e gjatë për të gjithë të dashuruarit!”, shkruan Luigi Di Fiore në profilin e tij në “Facebook”.

/Ora News.tv/