Është 39 vjeç, Ledio Lako tregon pse nuk është martuar ende

Është 39 vjeç, Ledio Lako tregon pse nuk është

Këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora ka qënë i ftuar aktori shumë i dashur për publikun shqiptar Ledio Lako . Duke folur për jetën e tij dhe pasionin për zogjtë sidomos kanarinat , Ledio ka treguar dhe se mamaja e tij i thotë  që të heqë dorë nga kanrinat dhe të sjellë kanarinën e tij.

Rudina Dembacaj: Pse nuk martohesh Ledio , nuk e themi dot sa vjeç je?

Ledio Lako: E them se nuk kam turp 39 vjeç jam . 

Rudina Dembacaj: Kur do gjesh nuse ?

Ledio Lako: Po nusja vjen vetë, se s’do dalim ta gjejmë këshu por mendoj që nuk më ka ikur mosha akoma.

Rudina Dembacaj: Je në kërkim të kanarinës? 

Ledio Lako: Jam duke e kërkuar, se po thashë që e kam gjetur mbyllen gjithë dyert, le të rri dhe ca që të zgjedh . Unë gjithmonë kam qenë i lidhur , po se nuk i kam çuar deri në fund është punë tjetër ajo pastaj . Por e mendoj që ka ardhur momenti për tu parë seriozisht kjo çështje . 



EMISIONET