Ervis Martinaj mbetet në burg deri në fund të hetimeve

Ervis Martinaj mbetet në burg deri në fund të hetimeve

Gjykata e Apelit lë në burg Ervis Martinajt i arrestuar për atentatin në zonën e Bllokut më 4 tetor 2018. 

Sot trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj vendosi masën e sigurisë 'arrest me burg" deri në fund të hetimeve duke lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe hedhur poshtë atët ë avokatëve që kërkuan lirimin e klientit të tyre.

Në atentat mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa mbetën të plagosur shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Prokurorët gjatë seancës përmendën dhe ekspertimin që Task Force i ka bërë të dhënave telefonike të gjetura në Iphone e Martinajt. Pak ditë më parë gjyqtari i Tiranes, Artan Gjermeni dha masën e sigurisë 30 ditë burg që mbaronte më 4 dhjetor. Atëherë gjyqtari Gjermeni vendosi në dyshim faktin se celulari ku ishte regjistruar komunikimi via - chat me personin me emrin Aldo, mund të ishte i vërtetë i Ervis Martinajt, siç pretendonte prokuroria.

Përveç hetimeve për akuzën e " Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në ngjarjen e ndodhur brenda lokalit "Monopol" ndaj Martinajt është hapur hetim dhe për pastrimite produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”. 

Lexoni të gjitha lajmet mbi atentatin e ndodhur ne zonen e Bllokut ne Tirane 

EMISIONET