Ervin Gonxhi trego një histori kur ishte tapë: Po hanim bukë me djathë në orën 5:30 në Bllok

Ervin Gonxhi trego një histori kur ishte tapë: Po hanim bukë me

Ervin Gonxhi është një autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe popullore moderne dhe ka rreth 20 vite që merret me këtë punë. I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, violinisti ka rrëfyer një histori kur ka qenë tapë në rininë e tij.

Kjo që do të të tregoj është shumë e bukur. Mund ta dinë vetëm tre ose katër persona të afërt në jetën time. Ka qenë viti 2006 dhe kur pinim mbusheshe tavolina plot shishe në studio gjatë natës kur punonim dhe kompozonim. E kaluam shkeljen e pijes, nuk po dinim se çfarë po bënim më. Po na haeshe bukë, shkojmë në Bllok, aty tek Libri Universitar është një grua që shet dhe u futëm dhe morëm pak bukë, djathë, sallam, domate. Ishte korrik dhe kemi qenë me shapka me gisht dhe me kanatjere dhe me pantallona të shkurtëra. Ishte ora 5:40 e mëngjesit dhe ulemi në trotuar duke ngrënë bukë, ndërkohë që gjithë makinat dilnin nga diskotekat dhe clubet e Bllokut dhe thoshin o Vino çfarë po bëni, ne ishim spatë”, shprehet Ervini.



EMISIONET