ERTV: Rama kërkon hapjen e degës së linjës ajrore shqiptare 'Air Albania' në Prishtinë

Kryeministri, Edi Rama, i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur në ERTV News, ndërkohë që  pas muajve të testeve,  "Air Albania" do të fluturojë dhe në Romë, Milano dhe Bolonja, për tu shtrirë hap pas hapi në drejtime të tjera.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e "Airbus 319".

Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

 

EMISIONET