Ermira Babaliu është një nga këngëtaret më të famshme në Shqipëri. Me këngët e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Edhe pse larg Shqipërisë, Ermira Babaliu vazhdon akoma të mbetet e preferuar për publikun shqiptar.

E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, këngëtarja bëri një vlerësim të famës së viteve më përpara dhe famës sot.

Ermira Babaliu tha se sot fama është më e lehtë për tu arritur edhe për shkak të rrjeteve sociale, duke shtuar se fama e viteve më parë ishte më e vërtetë.

Por theksoi se janë disa kualitete që bëjnë diferencën e famës.

Ermira Babaliu:Mbase nuk e bëj dot dallimin e famës sepse fama është famë. Ajo që unë dua të ndaj nga fama e atëhershme dhe e sotme, që nuk ndodh vetëm këtu, është se fama e atëhershme ka qenë më e vërtetë. Dhe sot është disi më lehtë të bëhesh i famshëm. 

Meqë fama ime ishte për shkak të këngës, padiskutuar bukuritë e këngëve të sotme, atëherë ishte pak më e futur në filtra kritike kënga që ti prodhoje ose fama që dilte prej kësaj gjëje. Sot është më kollaj të bëhesh i famshëm. Me këtë lloj teknologjike dhe media sociale. Duke mos bërtitur askush për ty, por duke bërtitur ti për veten tënde padashur bëhesh i famshëm edhe ndiqesh. 

Janë disa gjëra kualiteti që bën diferencën e famës.”

/Ora News.tv/