Erion Kristo: Analfabetistët në krye të vendit, Majlinda Halilaj nuk është e vetme

Erion Kristo: Analfabetistët në krye të vendit, Majlinda Halilaj

Pedagogu Erion Kristo, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ka komentuar fjalimin e deputetes Majlinda Halilaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kristo tha se analfabetizmi është ulur këmbëkryq dhe se analfabetistët funksional i kemi vendosur në krye të vendit.

Ndërsa theksoi se Halilaj nuk është e vetme në Parlament.

Erion Kristo: “Në vitet e demokracisë analfabetizmi është ulur këmbëkryq. Kemi probleme të rënda të analfabetizmit. ka njerëz që  nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë. Më e keqja se kjo është ka që dinte të shkruajnë dhe lexojnë por nuk dinë çfarë kuptimi ka një fjalë. Ky quhet analfabetizëm funksional. Analfabetistët funksional i kemi vendosur në krye të vendit, i kemi ulur në qoshe, i mbajmë me paratë tona, madje edhe masazh u bëjmë. Njerëzit janë mërzitur vetëm nga ajo që kanë parë këto ditë. ka pasur edhe të qeshura, të zgërdhira pafund. Gjëja për të qeshur është se ka shumë deputetë, që nuk i njohim fare, madje nuk e dimë që janë deputetë, që po ti nxjerrë të flasësh do lëshojnë xixa si dragonjtë e lashtë. Por ca nga këta, që nuk e harxhojnë llafin, e kanë të rëndë, nuk kanë folur kurrë dhe vazhdojnë të jenë deputetë.”

Pedagogu shtoi se njerëz të tillë, analfabetë nuk kanë punuar kurrë ne jetën e tyre ndaj gjejnë guximin të flasin në Parlament.

Erion Kristo: “Nuk e di ku e gjejnë guximin. Nuk mund ta merrte kurrë përsipër një njeri ta bënte këtë detyrë nëse do ta dinte se çfarë robi është në vetvete. Por duket se në jetë nuk kanë pasur një sistem me të cilin të përballen sepse si duket nuk kanë punuar kurrë.”

Kristo theksoi se kjo nuk është e gafë e rastit.

Erion Kristo: “Nuk është gafë e rastit. Pa bërë asnjë gjë janë në atë që duhet të ishte parlament. Se nuk e dinë as kuptimin, parlament nuk do të thotë pallavrament. Do të thotë një vend ku flet mendja. Këta njerëz i zgjedhin krerët e partive politike.”

Majlinda Halilaj u vu në qendër të kritikave pasi fjalimi i saj në Parlament, përmbante gafa të tmerrshme gjuhësore, ishte i pakuptueshëm dhe fjalët e saj nuk kishin kuptim.

EMISIONET