Erdoğan zhvillon sot ceremoninë e inaugurimit, pjesëmarrës Rama e Thaçi

Erdoğan zhvillon sot ceremoninë e inaugurimit, pjesëmarrës Rama

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan do të bëjë ceremoninë e betimit si president i vendit. Pas fitores së zgjedhjeve të 24 qershorit, Erdogan do të zhvillojë një nga ceremonitë më të mëdha për sa i përket numrit të pjesëmarrësve.

Pas betimit në Parlamentin e vendit, Erdogan do të vizitojë mauzoleun e Kemal Ataturk-ut (Anıtkabir), ndërsa më pas ai do të pritet në rezidencën presidenciale nën shoqërimin e njësive të kalorësve dhe himneve "mehter".

Gjatë hyrjes së Erdoğan në rezidencë do të kryhen 101 të shtëna me top, gjithashtu do të kryhen edhe nga 101 të shtëna në bazat ushtarake të komandave ajrore, tokësore dhe detare.

"Anadolu" shkruan se në ceremoni do të marrin pjesë afërsisht 10 mijë njerëz.

Ndërkohë që bëhet e ditur se në ceremoninë ku do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit të bashkësive fetare.

Në darkën që do të shtrohet për nder të të ftuarve do të jenë të pranishëm miqtë e veçantë të presidentit Erdoğan, si ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, lideri i lëvizjes Nahda të Tunizisë Rashid Gannushi dhe të tjerë.

Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


EMISIONET