Erdogan thotë se përfundimi i agresionit nga Haftar është kyç për armëpushimin libian

Erdogan thotë se përfundimi i agresionit nga Haftar është

Gjenerali Khalifa Haftar i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) nuk ka nënshkruar akoma marrëveshjen e armëpushimit të hartuar nga Rusia dhe Turqia më 12 Janar, u tha gazetarëve Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogangjatë kthimit të tij nga samiti i paqes që u mbajt të dielën në Berlin.

" Haftar nuk ka nënshkruar dokumentet deri në këtë moment që po largohemi," tha Erdogan.

"Marrëveshja mbeti plotësisht verbale, me të gjithë pjesëmarrësit duke dëshmuar."

Turqia ka nënshkruar deklaratën përfundimtare të samitit, i cili u mblodh për të kërkuar një armëpushim të përhershëm në Libi dhe vendosi në deklaratën e saj përfundimtare një udhërrëfyes për paqen përmes një procesi politik nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

"Në rast se arrihet armëpushimi do t i hapet rruga procesit politik," tha Erdogan.

"Një komitet ushtarak me pesë vetë secila nga palët ndërluftuese,  Haftar dhe Fayez al Sarraj, Kryeministri i Qeverisë së Akordit Kombëtar (GNA), do të mblidhet në ditët e ardhshme në kuadër të rezolutave të samitit", tha Erdogan.

"Pika kryesore është që Haftar të përfundojë qëndrimin e tij agresiv."

Presidenti turk tha se Haftar kishte shkelur marrëveshjet dhe sulmuar qeverinë legjitime që nga prilli, kur drejtuesi i LNA filloi një ofensivë për të marrë Tripolin.

Turqia nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me GNA me qendër në Tripoli në nëntor, dhe parlamenti kohët e fundit miratoi një projekt-ligj që aprovonte vendosjen e trupave në vendin e shkatërruar nga lufta në Afrikën e Veriut.

Erdogan ka thënë se Turqia duhet të dërgojë trupa në Libi, edhe pse ka vendosur trainerë dhe këshilltarë ushtarakë.

"Për momentin  ne nuk po dërgojmë forca ushtarake, ne po dërgojmë vetëm një staf trainerësh dhe këshilltarësh," citon agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu Erdoganin.

"Por ndërsa Turqia ka shtrirë një linjë mbështetëse vendimtare për Qeverinë e Akordit Kombëtar të njohur nga KB, LNA është rritur me  2.500 mercenarë nga kompania ruse Wagner, dhe 5,000 ushtarë sudanezë, si dhe ndihma të konsiderueshme ushtarake dhe financiare nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, adadi dhe Nigeria", tha Erdogan.

Ndërsa Erdogan mohoi që forcat ushtarake turke ishin vendosur për të luftuar në Libi, disa media raportuan javët e fundit se Turqia ka trajnuar dhe transferuar mijëra luftëtarë sirianë nga grupet rebele të mbështetur nga Turqia në konfliktin e Afrikës së Veriut.

Ankaraja përshpejtoi përfshirjen e saj në Libi pasi nënshkroi marrëveshje me qeverinë e Tripolit në nëntor që gjithashtu i jep rëndësi pretendimit të Turqisë për juridiksion mbi një zonë të gjerë të Mesdheut lindor që mbivendoset me pretendimet greke dhe qipriote.

Prandaj, Bashkimi Evropian e sheh kundërshtimin e marrëveshjes së Turqisë me Qeverinë e Akordit Kombëtar si një çështje thelbësore në bisedimet e paqes, ndërsa shtetet evropiane përfshirë Francën akuzohen se mbështesin Haftarin kundër qeverisë së njohur nga Kombeve të Bashkuara.

Erdogan hodhi poshtë përpjekjen e bllokut për të marrë një vend në procesin e paqes, duke thënë se "nuk ishte e drejtë në praninë e KB".

EMISIONET