Sezoni festiv është shumë pranë dhe përgatitjet e para sapo kanë filluar në familjet shqiptare, e kur na nevojiten aksesorët dhe dekoret e duhura, një vizitë në rrjetin e dyqaneve “Jumbo” është zgjedhja më e mirë dhe praktike.

"Tashmë në 'Jumbo' atmosfera është më e ngrohtë se asnjëherë dhe gama e gjerë e produkteve festive që ofrohen si dhe animatorët për fëmijë, do sjellin një eksperiencë unike  për të gjithë vizitorët gjatë gjithë sezonit festiv. Jo vetëm për dekorimin e pemës së shtëpisë apo biznesit tuaj, por dhe për të përgatitur dhurata speciale për të dashurit tuaj, apo për të surprizuar dikë që nuk e pret, shumëllojshmëria dhe çmimet e pankonkurueshme që ofrohen në 'Jumbo' e kthejnë atë në zgjedhjen e parë  për gjithësecilin këtë fundvit."

“Jumbo” është sot lider në sektorin e tij, ofruesi i rangut më të gjerë i produkteve sezonale, për shtëpi, lodra, artikuj sportiv, ato të kopshtarisë, të kancelarisë, festave dhe eventeve. Me shtrirje edhe në Europë “Jumbo” është i vetmi që sjell të njëjtën gamë dhe cilësi produktesh të certifikuara edhe në vendin tonë.

“Jumbo” është pjesë e grupit “Balfin”, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. “Jumbo” aty ku mund të blini me çmimet më të lira, të argëtoheni dhe të ndani shumë lumturi edhe këtë fundvit.

/Ora News.tv/