Këngëtarja Era Rusi në çdo dalje të saj publike pranon se nuk e ka gjetur ende partnerin e duhur për të kaluar jetën. Ajo vazhdon të jetë single dhe të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.

E ftuar në emisionon “Thumb On” në RTV Ora, ajo shprehet se mashkullin e saj e ka ëndërruar të ketë pak më shumë lekë se ka ajo që ai të mos ndihet inferior.

Gjithmonë kam kërkuar që ai të ketë diçka më shumë se mua, mashkulli që kam ëndërruar unë dua të ketë 50 cent më shumë. Krijohet një lloj inferioriteti për mashkullin nëse nuk ndodh kështu. Jo më shumë, por mos ta ndejë që e mban gruaja. Ai mos të ndihet inferior ndaj meje”, shprehet Era.


/Ora News.tv/