Epidemiologu shqiptar tregon sa të rrezikuar jemi nga higjiena e restoranteve dhe bareve

Epidemiologu shqiptar tregon sa të rrezikuar jemi nga higjiena e

I ftuar në emisioni “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti. Ai ka folur më gjatë për koronavirusin dhe na ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimesinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

Epidemiologu ka treguar edhe sa të rrezikuar mund të jemi ne nga higjiena e lokaleve dhe restoranteve në vendin tonë.

Arjola Shehu: Sa të rrezikuar jemi ne nga pjesa e higjienës së restoranteve dhe bareve?

Ilir Aliahmeti: Njësoj siç ka qenë më përpara sepse shumë sëmundje që mund të kesh marrë nëpërmjet restoranteve dhe bareve nuk ka qenë shkaktar koronavirusi, kanë qenë probleme të tjera. Për shembull helmimi nga peshku që e dëgjojmë shpesh, nuk është detyrim të jesh helmuar vetëm nga peshku, mund të jetë helmim edhe nga mungesa e higjienës.

Është shumë e thjeshtë, mos shkoni në ato lokale dhe restorante që nuk jua mbushin mendjen nga higjiena, jo vetëm prej koronavirusit, por ka shumë më tepër sëmundje të tjera problematike dhe vdekjeprurëse. Ju e dini një vatër në Tiranë vitin e kalaur  që vetëm prej një sallate të palarë çoi në spital rreth 60 vetë. 

Higjiena tek lokalet dhe restorantet në vendin tonë është shumë e dukshme me mizat në qarkullim nëpër ajër apo me pastërtinë në tokë. Pra sapo hyni ju mund të shihni në çast nëse kjo situatë është e vërtetë apo jo. Besoj se të gjithë ne kemi një sy kritik rreth kësaj. 

EMISIONET