Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka ndarë me të gjithë fansat një lajm të trishtë. Përmes një postimi në “Instagram” ai ka njoftuar se njerku i tij, , Carlos Falco ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Ai ka qenë një biznesmën shumë i njohur në Spanjë dhe në moshën 83 vjeç ai nuk mundi të përballonte sfidën me koronavirusin. Për shkak të moshës së thyer, pneumonia që i shkaktoi COVID-19 ia mori jetën.

 “Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan këngëtari.


Tags