Enkel Demi: Në ditë të hallit Rama të bën punët e shtëpisë

Enkel Demi: Në ditë të hallit Rama të bën punët e

Gazetari Enkel Demi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se në ditë të hallit, kryeministri Edi Rama të bën punët e shtëpisë, referuar deklaratës së “butë” të tij kundrejt gazetarëve.

Enkel Demi: Në ditën e hallit Rama të vjen dhe të bën punët e shtëpisë. Ky është Edi Rama. Ai në këtë moment ka nevojë për një tjetër imazh mediatik. Dhe është gati që ata komentatorë që i ka keqtrajtuar. Të keqtrajtosh reporterët dhe të merresh me atë që ka më pak mjete mbrojtje se të tjerët, sot ai ka kuptuar që është në ditë të hallit dhe ka nevojë për një tjetër raportim me reporterët. Jo me pronarët e mediave se ato i merr në telefon dhe me ata ka të tjera raporte. Ai ka ndryshuar në lidhje me raportimin e lajmit. Luani sot ka dashur me u shfaq si qengj dhe këtë nuk e ka për herë të parë.


EMISIONET