Tiranë – Eksperti i ISSH-së, Ali Emini, ka garantuar sot se ndryshimi i 50 neneve në ligjin për sigurimet shoqërore jo vetëm që nuk i prek të drejtat e siguruara deri më sot për përfituesit, por i ka përfocuar ato pas dy vendimeve të dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Emini ka sqaruar me detaje se brenda neneve të ndryshuara, ekonomistët dhe juristët, shpeshherë iu janë referuar ligjeve të viteve të shkuara, si psh ligjit të vitit 1966 për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, pikërisht për të mbrojtur të drejtat e fituara në të shkuarën. Grupi i ekspertëve të ISSH-së ka mbrojtur sot, ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, që duhet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2015. Emini, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Ervin Koçi se pse nuk u hartua nëj ligj i ri, në kushtet kur kanë ndryshuar më shumë se gjysma e neneve, deklaroi se “në praktikën e përgjithshme, kur bëhen ndryshime në ligjet e sigurimeve shoqërore, ruhet ligji bazë që të sigurohet vazhdimësia e përfitimeve. Nëse do të bëhej një ligj i ri, sërish do të duhej të rishkruheshin të gjitha ato dispozitat e tjera, që merrnin përsipër të drejtat e fituara, që kanë një historik. Dhe në praktikë ndodh edhe kjo: Shumë njerëz i drejtohen përfitimit në vitin 2015, port ë drejtat e tyre kanë lindur që në vitet e mëparshme. Dhe nga ana administrative do të krijohej një vështirësi e madhe. Kështu që duke i parë nenet një për një, ne menduam, sëbashku me juristët e Ministrisë së Mirëqënies, që e miratuan, që menduan se ligji më mirë të ketë ndryshime në vende të caktuara, se disa nene vërtet janë prekur, por kanë më tepër funksione administrative, rregullatore sesa financiare. Janë vetëm 4-5 nene që kanë ndryshime thelbësore, siç është ky i barrëlindjeve. Në fakt nuk ka ndonjë efekt financiar, sepse efektet me të drejtat e fituara balancohen, por është neni për përllogaritjen e pensioneve dhe neni për bazën e vlerësuar, për përllogaritjen e pagave. Gjithashtu, në këtë ligj të ri janë marrë parasysh edhe dy vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Parimi bazë që është përdorur në të dy rastet tek vendimi i Gjykatës Kushtetutese është siguria juridike e ligjit ose ruajtja e të drejtave të fituara. Ne mendojmë që në të gjitha dispozitat e këtij ligji, të gjitha ndryshimet që janë propozuar për sistemin e sigurimit shoqëror të detyrueshëm në Republikën e Shqipërisë , nuk ka prekje të të drejtave të fituara. Për çfarë arsyeje? E para, në nenin 88 thuhet “që të drejtat e fituara me ligjin 7703, ligjin e vitit 1996, ligjin për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore” nuk janë objekt i ndonjë ndryshimi përveç indeksimit sipas VKM-së,”domethënë nuk preket asnjë e drejtë. E dyta, në formulën e pensionit të llogaritur, të përcaktuar në këto dispozita, është pasur parasysh në mënyrë eksplicite që “pensioni minimal” që krahasimisht mund të përdoret me ligjin e mëparshëm që të mos ketë ulje, por edhe me ligjin e ri të ketë një shkëputje që do të jetë graduale dhe që do të vijë për shkak të derdhjes së kontributeve në periudhat në vazhdim. E njejta gjë ndodh edhe me pensionin maksimal. Kështu që ne mendojmë edhe në kuptimin e barrëlindjeve, edhe barrëlindjet që janë të llogaritura me ligjin e mëparshëm, këto janë të drejta të fituara që do të paguhen deri në shuarjen e tyre, të drejta afatshkurtra që mbyllen brenda një viti, kurse të drejtat e reja që fillojnë e ndryshojnë thelbësisht, që nga ajo periudha e sigurimit që më përpara merrej deri në 12 muaj. Mendoj që nuk janë prekur të drejtat e janë ruajtur të drejtat e fituara,” – përfundoi Emini, - “ashtu siç janë përcaktuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “ armanda shtembari/Oranews.tv

/Ora News.tv/