Emily Ratajkowski: Pse njerëzit fokusohen në atë që vesh unë

Emily Ratajkowski njihet për ekspozimin e hireve të saj.

Por modelja nuk bëhet aspak pishiman. 

27-vjeçarja së fundmi u kritikua se veshi një bluze të bardhë pa reçipeta në protestën e Washinton muajin e kaluar. Dhe Emily shprehu zhgënjim që njerëzit fokusohen më shumë tek ajo çfarë kishte veshur sesa tek fakti që ishte në protestë për mbështetjen e një kauze.

Modelja, e cila u arrestua në protestë së bashku me aktoren Amy Schumer, tha se veshja e saj dukej krejtësisht normale sepse ishte një ditë e nxehtë.

"Nuk prisja që dikush të fliste për veshjen time,"-u shpreh ajo për revistën Stellar. "Isha atje për një çështje politike. Pse  njerëzit duhet të përqendroheshin në atë që unë kisha veshur?"


EMISIONET