Emiliano Sala "fut" në sherr Cardiff e Nantes, zbulohet kushtet e kontratës në Angli

Emiliano Sala "fut" në sherr Cardiff e Nantes, zbulohet kushtet e

Ndarja nga jeta e Emiliano Sala ka futur në luftë dy klubet e tij të fundit, Cardiff City dhe Nantes.

Skuadra e Premier League kishte arritur akordin me klubin francez për 17 milionë euro për të siguruar shërbimet e Sala, por rrugës për në Uells, aeroplani ku ndodhej sulmuesi u përplas në det, duke bërë që transferimi të mos ndodhi kurrë.

E për këtë fakt, Cardiff ka pezulluar pagesat derisa të përcaktohet se ata duhet të paguajnë një shumë të caktuar, diçka që presidenti i Cardiff Mehmet Dalman ka thënë se do të bëjë vetëm nëse ata janë të detyruar ta bëjnë këtë në kontratë. Ndërkohë, klubi francez dëshiron të mbledhë paratë dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e tyre.

Marrëveshja mbi transferimin ishte vendosur në 17 milionë euro, sipas "L'Equipe", përveç një bonusi prej 2 milionë për lojtarin dhe tarifa prej 17 milionë do të paguhej në tre këste. Lojtari nënshkroi kontratë dy vjeçare me 5 milionë euro në vit, me opsion për një tjetër ku Sala do të përfitonte 6 milionë euro.

Lidhur me bonusin 2 milionë, u vërtetua se kjo do të paguhej edhe në tre këste, varësisht nga vazhdimësia dhe shfaqjet e sulmuesit: një pagesë prej 1 milion dhe dy pagesa prej 500,000 euro. Nantes gjithashtu mbajti një përqindje të shitjes nëse Sala do të lëvizte nga Cardiff, diçka që fatkeqësisht nuk do të ndodh.

Marrëveshja ishte pezulluar ndërsa autoritetet kërkuan trupin e Sala pasi avioni i tij u zhduk në Kanalin e Anglisë më 21 janar. Sipas autopsisë, trupi argjentinas u gjet në Bournemouth dhe vdiq nga plagët e kokës dhe trupit.

EMISIONET