Emigrantët, hipotekat shtojnë sportelet dhe zgjasin oraret e punës

Emigrantët, hipotekat shtojnë sportelet dhe zgjasin oraret e

Hipotekat në të gjithë vendin do të shtojnë sportelet dhe do të zgjasin oraret e punës gjatë sezonit turistik. Drejtori i Përgjitshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri, nga Vlora tha se është hartuar një plan masash për të pritur kthimin e emigrantëve. Ai u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin dhe çdo formë abuzimi brenda zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Zyrat e Hipotekës do të shtojnë sportelet dhe orarin e shërbimit gjatë sezonit turistik që shoqërohet me kthimin e shumë emigrantëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës, Valdrin Pjetri prezantoi nga Vlora masat që do të merren gjatë kësaj periudhë për tu garantuar shërbim qytetarëve.

Valdrin Pjetri: "Janë orientuar të gjithë drejtorët tanë për marrjen e masave dhe kryerjen sa me shpejt të aplikimeve që vijnë nga qytetarët, kryesisht të emigrantëve."

Hipoteka mbetet mes institucioneve më problematike në perceptimin e qytetarëve, ndaj drejtori Pjetri kërkoi denoncimin në portalin e bashkëqeverisjes të mungesës së shërbimeve apo fenomeneve të korrupsionit.

Valdrin Pjetri: "I lutem ti drejtohen portalit 'Shqipëria që duam' dhe ne menjëherë do të jemi aty për ti dhënë zgjidhje qytetarëve, dhe për të marrë masat tona për punonjësin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme."

Pak ditë më parë, drejtori i Hipotekës së Vlorës, Sokol Banaj, u shkarkua nga detyra pas një kontrolli që sipas Drejtorit të Përgjithshëm zbuloi shkelje.

EMISIONET