Elton Ilirjani: Kujtim Gjuzi, burri ideal. Më mban në gojë si rrush

Elton Ilirjani: Kujtim Gjuzi, burri ideal. Më mban në gojë si

Pas debatit me deputetin Kujtim Gjuzin në emisionin "360 gradë" në RTV Ora, Elton Ilirjani publikoi një fotografi në Instagram, të cilën e komentoi në emisionin "Why Not".

Biznesmeni postoi imazhin me rrush në dorë dhe e shoqëroi me përshkrimin "Kur mbahesh në gojë si rrush". Për këtë, sqaroi se i referohej 'tironsave'.

Elton Ilirjani: Faktikisht, prisja që veriorët të më mbanin më shumë, por u cudita që tiransit ose tironsit më mbajtën më shumë në gojë si rrush. Ndoshta fjala rrush shkon më shumë nga Tirana.

Roza Lati: Ku e ke vënë re këtë?

Elton Ilirjani: Po nga burri im, Kujtim Gjuzi. Kjo ishte për humor, patjetër që nuk është burri im. Por po ta shikosh që është deputet dhe më ka ofenduar me një fjalor të paparë. Unë nuk është se u preka.

Roza Lati: Në fakt, ka qenë në lidhje direkte në emisionin e Artur Zhejit.

Elton Ilirjani: Njerëzit kujtuan se u ofendova dhe vetë ai kujtonte se më ofendoi, por harroi se kishte një kuckë përpara që e hante dhe atë. Me një person që vërtetë mund të jetë i shkolluar, i suksesshëm, por i vërtetë. Unë nuk kam turp ti kthehem dikujt nëse e kalon kufirin dhe bën një krim. Ai po bënte një thirrje urrejtjeje që dënohet me ligj, kundër personave LGBT. Ai thërriti urrejtje, kërcënoi hapur që nuk mund të vija dot në Tiranë, prandaj thashë që është burri ideal e më mban në gojë si rrush.

EMISIONET