Elon Musk: Ky ka qenë viti më i dhimbshëm i karrierës sime

Elon Musk: Ky ka qenë viti më i dhimbshëm i karrierës sime

Elon Musk është i trishtuar.

"Ky vit i kaluar ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime,"-tha shefi ekzekutiv i Tesla, në një intervistë emocionale me The New York Times. "Ishte tronditëse."

Pas premtimit për të prdhuar 5,000 Model 3 Teslas, Musk u shpreh se ka fjetur në fabrikë.

"Kishte raste kur unë nuk dilja nga fabrika për 3 ose 4 ditë .Kjo ka ardhur me të vërtetë me çmimin që të mos shoh fëmijët as miqtë e mi"

Intervista e miliarderit vejn pas trazirave që u shkaktuan javën e kaluar kur si shkruajti në Tëitter se kishte siguruar financimin për të marrë prodhuesin privat të makinave elektrike.

Lajmërimi i tij bëri që aksionet e Teslës të bien, si edhe u ngrit padi dhe raportohet se po shqyrtohet nga rregullatorët.

Postimi me fjalët si "financimi i siguruar" dhe çmimet do të ishin "në 420 dollarë", nisën një hetim federal, pasi shihet si manipulim i tregut dhe rezulton se qeveria saudite i kishte folur për financimin.

Tesla shënoi një humbje prej 520 milionë dollarë gjatë tremujorit të fundit dhe kompania po përpiqet të rritë prodhimin e modelit 3 deri në 10,000 makina në javë, deri në fund të vitit.

Të hënën, Musk mbrojti synimin e tij për ta marrë Tesla në formë private. Deklarata gjithashtu zbuloi se Arabia Saudite po siguron fonde për ta lejuar atë që ta bëjë këtë hap.

EMISIONET