Një ndër njerëzit më të pasur në planet, Elon Musk vazhdon të hedhë kritika ndaj rrejeteve sociale. Bëhet fjalë për platformën e Mark Zuckenberg, Facebook.

Ai iu përgjigj një postimi në Tëitter të aktorit Baron Cohen, ku shkruajti "Delete Facebook", fshini Facebookun.

Cohen ngritit një pyetje në profilin e tij në Tëitter se përse një person si Zuckenberg duhet të ketë akses dhe kontroll në informacionet personale të 2.5 miliardë njerëzve.

"Facebook duhet të kontrollohet nga qeveritë, jo nga një perandor i vetëm" - vijon ai.

Aktori ka qenë gjithmonë kritik ndaj rrjeteve sociale si Facebook, Tëitter, Youtube duke i klasifikuar ato si makineria më e sofistikuar e propagandës nga ku përfitojnë dhe politikanët.

I tillë është dhe krijuesi i Tesla-s dhe SpaceX, ku edhe më parë nuk i ka kursyer kritikat ndaj Facebook dhe Zuckenbergut.

Në vitin 2018 ai vendosi mbylljen e të gjitha faqeve të Facebook të kompanive të tij pasi u publikua lajmi se një agjenci të dhënash Cabridge Analytics kishte marrë të dhënat e mbi 87 milion përdoruesve.


/Ora News.tv/